Osmani uron zëvendësshefen e re të përgjithshme të NATO-s për emërimin në këtë pozitë

17:38 | 19 November 2024
osmani-uron-zevendesshefen-e-re-te-pergjithshme-te-nato-s-per-emerimin-ne-kete-pozite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Radmila Sekerinska për emërimin e saj si zëvendësshefen e përgjithshme e NATO-s.

Osmani përmes një shkrimi në X është shprehur se ka qenë nder të punojë me të në vitet e kaluara.

“Urime Radmila Sekerinska për emërimin e saj si zëvendësshefen e përgjithshme e NATO-s. Ka qenë një nder të punoja me të në vitet e kaluara, veçanërisht në avancimin e Agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit për prioritetet tona të përbashkëta dhe i uroj asaj çdo sukses në këtë rol të ri të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.

Komento: