Osmani viziton Akademinë Ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar

21:19 | 21 Korrik 2024
osmani-viziton-akademine-ushtarake-ne-mbreterine-e-bashkuar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një video nga vizita e saj Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.

Osmani theksoi se në këtë akademi po dëshmojnë performancë të jashtëzakonshme të rinjtë e FSK-së, Lirjona dhe Albini.

“Këtë javë, në Mbretërinë e Bashkuar, vizituam Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, vendin ku edhe të reja e të rinj nga Forca jonë e Sigurisë, si Lirjona dhe Albini, po dëshmojnë performancë dhe të arritura të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook./Front Online/

Komento: