Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Onkologjisë dhe Kirurgjisë

16:53 | 27 Dhjetor 2023
osmani-viziton-femijet-ne-kliniken-e-onkologjise-dhe-kirurgjise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot fëmijët e shtrirë në Klinikën e Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve, ku ka bërë edhe shpërndarjen e dhuratave.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se puna e jashtëzakonshme që bën stafi në këto klinika, jep shpresë e forcë për këta fëmijë.

“Si çdo fundvit, edhe sivjet vizituam më të vegjlit tanë në Klinikën e Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve. Puna e jashtëzakonshme që bën stafi në këto klinika, jep shpresë e forcë për këta fëmijë dhe për prindërit e tyre që ndiejnë dhimbjen më të madhe të jetës së tyre. Mirënjohje e thellë për punën e gjithsecilit, duke ofruar jo vetëm shërbime mjekësore, por edhe dashuri e përkrahje të pafund!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Komento: