Osmani vlerëson mbështetjen në Dragash: Kur bashkohemi, jemi të pandalshëm

12:35 | 02 Qershor 2026
osmani-vlereson-mbeshtetjen-ne-dragash:-kur-bashkohemi,-jemi-te-pandalshem

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në tubimin e mbajtur mbrëmë në Dragash.

Përmes një postimi, Osmani e cilësoi pritjen e organizuar mbrëmjen e kaluar si madhështore, duke shprehur mirënjohje për të gjithë të pranishmit.

“Faleminderit secilit që ishte pjesë e kësaj pritjeje madhështore mbrëmë në Dragash. Kur bashkohemi, jemi të pandalshëm”, ka shkruar ajo.

Komento: