
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se i është drejtuar me një letër publike disa institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, duke kërkuar tërheqjen e emrave të tyre nga çdo referencë e mbështetjes për publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, të autorit Shkëlzen Gashi.
Sipas OVL-UÇK-së, letra u është dërguar Community Development Fund (CDF) – Ambasada e Suedisë në Kosovë, Rockefeller Brothers Fund (RBF), Institute of International Education (IIE), Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës (FDFA) – Ambasada e Zvicrës në Kosovë, Cultural Heritage without Borders (CHwB), si dhe Kosovo Foundation for Open Society (KFOS) / Open Society Foundations.
Në reagimin e saj, OVL-UÇK shpreh shqetësime serioze lidhur me besueshmërinë dhe integritetin e këtij publikimi, duke theksuar se trajtimi i temave të ndjeshme historike kërkon standarde të larta profesionale dhe përgjegjësi të shtuar.