OVL e UÇK-së paralajmëron Kurtin: Nëse veteranët nuk përfshihen në rritjen e pagës minimale do të vazhdojmë protestat

10:54 | 20 Qershor 2022

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar kryeministrin Albin Kurti se do të vazhdojnë protestat nëse nuk futen veteranët në ligjin për pagën minimale.

Kreu i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se do të vazhdojnë protestat nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre.

“Kryeministri ka premtuar se do të dalë me propozim për ta zgjidhur këtë çështje dhe ne iu kemi dhënë kohë për këtë Qeverisë dhe Kuvendit. Është koha që të përmirësohet ky gabim i propozuar nga Qeveria. Ne iu japim kohë që deri në lexim të dytë ta përmirësojnë gabimin e diskriminimit të veteranëve me pagën minimale. Nëse diskriminimi mbetet pjesë e ligjit për pagën minimale, atëherë ne sot paralajmërojmë protestë ditën që mbahet seanca e Kuvendit për shqyrtimin e dytë”, tha Klinaku.

“Nëse kalon edhe në lexim të dytë, ne veteranët do të dakordohemi çfarë protestash do të bëjmë”, ka deklaruar Klinaku.

Komento: