OVL e UҪK-së ka bërë një reagim ndaj veprimeve të gazetarit Graham William Phillips.
Nëpërmjet një deklarate për medie OVLUÇK-ja ka thënë se i vetëshpalluri gazetar ushtarak britanik ka punuar dhe punon për interesat ruse.
“Organizata e Veteranëve të Luftës nuk është e habitur me Graham Ëilliam Phillips, i njohur për skandale të mëhershme, të vetëshpallurin gazetar ushtarak britanik, për shkak se ai ka punuar dhe punon për interesat ruse. Të gjithë e dimë se edhe më herët janë bërë shumë akuza ndaj UÇK-së, si nga Del Ponte e më vonë nga Dick Marti e raporte të tjera, por luftën e saj nuk do të mund ta njollosin”, është thënë në reagimin e OVLUÇK-së.