OVL e UÇK-së thirrje për mobilizim në Skenderaj në mbështetje të Sami Lushtakut

16:45 | 15 Maj 2026
ovl-e-uck-se-thirrje-per-mobilizim-ne-skenderaj-ne-mbeshtetje-te-sami-lushtakut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u ka bërë thirrje veteranëve dhe qytetarëve që të bashkohen sot në Skenderaj, pranë stacionit policor, ku pritet të intervistohet gjenerali Sami Lushtaku.

Përmes një komunikate publike, OVL e UÇK-së ka kërkuar unitet dhe përkrahje për ish-luftëtarët e luftës çlirimtare, duke theksuar se “lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë dhe se luftëtarët e saj nuk do të jenë kurrë vetëm”.

Organizata ka ftuar pjesëmarrësit që tubimi të zhvillohet në mënyrë të qetë, dinjitoze dhe në frymën e respektit qytetar.

“Sot më shumë se kurrë, kërkohet unitet, dinjitet dhe përkrahje për ata që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira të historisë sonë”, thuhet në thirrjen publike të OVL-së së UÇK-së.

Komento: