OVL-UÇK dënon pasaktësitë në ekspozitën për masakrat, Gucati falënderon Përparim Ramën për largimin e saj nga sheshi

15:10 | 29 Mars 2026
ovl-uck-denon-pasaktesite-ne-ekspoziten-per-masakrat,-gucati-falenderon-perparim-ramen-per-largimin-e-saj-nga-sheshi

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur indinjatë të thellë lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila u vendos në sheshin “Nëna Terezë”. Përmes një konference për media, kjo organizatë theksoi se prezantimi i detajeve të pasakta historike rreth krimeve të luftës përbën një fyerje të rëndë për vlerat e luftës dhe gjithë shoqërinë.

Ekspozita u përball me një valë reagimesh nga qytetarët dhe shoqëria civile për shkak të të dhënave të shtrembëruara

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha në konferencë për media se një prezantim i tillë ishte i papranueshëm, duke deklaruar se “nuk heshtim përballë fyerjes së viktimave tona.”

“Nuk pranojmë relativizimin e krimeve serbe, nuk heshtim përballë fyerjes së viktimave tona. Për këtë arsye, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë vendosur që nesër, e hënë, në ora 13:00, të organizojnë protestë para Kuvendit”, deklaroi Syla.

Ai gjithashtu vlerësoi lart reagimin e shpejtë të komunës së Prishtinës, duke i shprehur mirënjohje të veçantë kryetarit Përparim Rama, për vendimin emergjent për ta hequr këtë ekspozitë nga sheshi.

“Ne shoqatat e dalura nga lufta, siç e keni parë dje edhe reagimin kundër kësaj ekspozite që ka ndodhë, që ka qenë në sheshin e Prishtinës. Dua ta falenderoj pa hezitim, Përparim Ramën që ka marrë aksion të shpejtë për t’i larguar, që për ne kanë qenë një fyerje, jo vetëm për neve, por edhe si shoqëri dhe si komb”, tha Gucati.

Komento: