OVL-UÇK pret në takim zyrtarë të ambasadës së SHBA-së, diskujtojnë për preokupimet e veteranëve

12:45 | 31 Korrik 2026
ovl-uck-pret-ne-takim-zyrtare-te-ambasades-se-shba-se,-diskujtojne-per-preokupimet-e-veteraneve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka pritur në takim zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku diskutuan për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot zhvilluam një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku diskutuam për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë. Në këtë takim theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme që ka miqësia e përhershme dhe partneriteti ynë me partnerin tonë më të madh e të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Komento: