
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar duke rikujtuar përpjekjet e tyre të vazhdueshme ndër vite për të ngritur zërin kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas organizatës, këto përpjekje kanë përfshirë letra drejtuar institucioneve ndërkombëtare, takime me ambasadorë dhe personalitete të rëndësishme, vizita në Parlamentin Evropian, Parlamentin e Zvicrës, takim në Vatikan, protesta kombëtare dhe peticione qytetare.
Në reagim, OVL-UÇK thekson se raporti i fundit i Organizatës britanike për të drejtat e njeriut, që ngriti shqetësime për shkelje të të drejtave themelore në kuadër të Dhomave të Specializuara, konfirmon shqetësimet e tyre.
Organizata i bën thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ndërmarrin hapa konkretë për të garantuar respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/OVLzyrtare/posts/122170745048821313?ref=embed_post