OVL UÇK zhvillon takime në Vushtrri dhe Obiliq, thekson prioritetin për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve

17:35 | 10 Prill 2026
ovl-uck-zhvillon-takime-ne-vushtrri-dhe-obiliq,-thekson-prioritetin-per-mbrojtjen-e-te-drejtave-te-veteraneve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka njoftuar se Kryesia e saj ka zhvilluar sot takime me strukturat udhëheqëse të degëve në Vushtrri dhe Obiliq.

Sipas njoftimit, këto takime janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për koordinim dhe forcim të veprimtarisë së organizatës në nivel lokal.

“Ruajtja dhe afirmimi i vlerave të luftës së UÇK-së, si dhe mbrojtja e të drejtave të veteranëve, mbeten prioritet i pandërprerë për ne”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së.

Tutje theksohet se angazhimi i kësaj organizate do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme deri në realizimin e plotë të kërkesave të veteranëve.

“Angazhimi ynë do të vazhdojë pa u lëkundur deri në përmbushjen e plotë të këtyre të drejtave legjitime”, thekson OVL UÇK.

Komento: