Ozil nënshkruan me skuadrën e re

22:03 | 15 Korrik 2022

Mesut Ozil, ka një klub të ri.

Pasi i dha fund kohës në Fenerbahce, mesfushori gjerman i është bashkuar një tjetër klubi në ligën turke, Istanbul Basaksehir, përcjell ORAinfo.

Siç njoftoi klubi turk përmes kanaleve zyrtare, 33-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2023, pra për sezonin e ardhshëm, me opsion nënshkrimi edhe për një vit.

Goksel Gumusday, presidenti i klubit, ishte me Ozilin kur ai nënshkroi kontratën e tij në Stamboll Baseksehir dhe gjatë prezantimit të tij zyrtar në media./ORAinfo/

Komento: