Pa arkë e pa lëshim të kuponëve fiskalë, evidentohen shkelje nga inspektimet e parkingjeve

16:00 | 01 Gusht 2026
pa-arke-e-pa-leshim-te-kuponeve-fiskale,-evidentohen-shkelje-nga-inspektimet-e-parkingjeve

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vijojnë inspektimet në auto-parkingje në qytete të ndryshme.

Në raportin policor është bërë e ditur se nga inspektimet në Podujevë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë janë evidentuar shkelje të ndryshme.

“Prishtinë 31.07.2026 – 08:30. Njësitet policore në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë dhe ATK-në, gjatë inspektimeve nëpër parkingje në qytetet të ndryshme si; Podujevë, Lipjan, Obiliq, Graqanicë kanë evidentuar shkelje të ndryshme si: biznese të paregjistruara, ushtrim i aktivitetit pa arkë fiskale, mos lëshim i kuponëve fiskal, punëtorë të pa regjistruar, biznese pa kontrata qiraje etj”, thuhet në raport.

Policia thekson se të gjitha shkeljet do të trajtohet nga autoritetet sipas kompetencës.

Lidhur me të gjeturat-shkeljet është informuar e konsultuar në vazhdimësi prokurori, ndërkaq inspektimet vazhdojnë.

Komento: