Pa asnjë gjurmë prej së enjtes, vazhdojnë kërkimet për 78-vjeçarin e zhdukur në Prishtinë

14:50 | 05 Korrik 2026
pa-asnje-gjurme-prej-se-enjtes,-vazhdojne-kerkimet-per-78-vjecarin-e-zhdukur-ne-prishtine

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit Xhafer Raqi, i cili është zhdukur që nga e enjtja e kësaj jave në Prishtinë.

Nga Shoqata e Kosovës për kërkim-shpëtim është bërë e ditur për Klankosova.tv se kërkimet kanë vazhduar deri në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 03:30, me angazhimin e ekipeve në terren, dronëve dhe motorëve.

78-vjeçari, banor i lagjes “Bregu i Diellit”, vuan nga demenca dhe është parë për herë të fundit rreth orës 08:00 të së enjtes.

Familjarët kanë bërë thirrje për ndihmë, duke kërkuar që çdo person që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin +383 44 737 900.

Komento: