Që 12 vite është pjesë e kësaj ambulante por Nazlie Uka, që me profesion është infermiere po përballet e vetme me kërkesa të shumta nga banorët e Sharbanit të cilët jo shpesh herë kërkojnë ndihmën mjekësore.
Uka tash e gati katër vite mban e vetme këtë qendër të Mjekësisë familjare, pasi këtu nuk është asnjë mjek specialist familjar.
Përhapja e pandemisë, u bë shkas që nga kjo ambulant e fshatit Sharban, të mbetet pa doktor.
Që nga ajo periudhë, Uka vazhdon të punojë e vetme.
“Problem është për një infermier pa mjek pasi mundet mu keqësu gjendja e në veqanti gjatë marrjes së një injeksioni ose infuzioni”, ka deklaruar Nazlie Uka-Infermiere.
Ngjashem si në ketë fshat të Prishtinës, mungesa e mjekëve është e theksuar edhe në Qendrat e tjera të Mjeksive Familjare në kryeqytet.
“Na kemi problem vazhdimisht me stafin, kryeqyteti ka problem me stafin që nga paslufta dhe kemi një dizbalanc me numrin e banorëve dhe stafit për këtë I kemi njoftu edhe institucionet e tjera”, ka theksuar Bujar Gashi- Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Ky problem sipas drejtorit të shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, do të zgjidhet vetëm atëherë kur do të dihet saktë numri i banorëve.
“Ne po presim qe ketë vit ka fillu një pilotim për regjistrimin e qytetarëve për mjekë familjarë dhe janë katër komuna në pilot project dhe kur të kryhet ne do të dimë se Komuna e Prishtinës ka nëvoj me pas më shumë numër të mjekëve”, ka deklaruar Izet sadiku-Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.
Ndonëse Sadiku thotë se ketë shqetësim ja kanë adresuar Minsitrisë së Shendetësisë, kjo e fundit ka këkruar që për cdo cështje të diskutohet vetëm më Komunën e Prishtinës.