Pa dashje, Verona e Bucit zbulon gjininë e bebushit të dytë, tregon se a po bëhen prindër të një djali apo të një vajze

22:16 | 30 Gusht 2026

A ju kujtohet Buci, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, dhe e fejuara e tij, Verona?

Historia e tyre e dashurisë dhe momentet që kanë ndarë së bashku kanë tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa një nga momentet më të komentuar të çiftit mbetet padyshim ngjarja e ndodhur brenda shtëpisë së “BBVK”, e cila me kalimin e kohës është kthyer në një prej momenteve më ikonike të këtij reality shoë.

Pas eksperiencës në shtëpinë e famshme dhe jetës larg kamerave, çifti ka vazhduar të ndërtojë familjen e tyre, ndërsa tashmë janë në pritje të një tjetër gëzimi të madh.

Verona po përjeton një periudhë të veçantë të shtatzënisë, pasi shumë shpejt pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Për ta përjetësuar këtë etapë të rëndësishme, Verona ka realizuar disa fotografi profesionale gjatë shtatzënisë.

Në imazhet e publikuara, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke pozuar me shumë elegancë dhe duke reflektuar emocionet e kësaj periudhe të veçantë.

Verona duket në një formë mjaft të mirë dhe ka zgjedhur një paraqitje elegante për këtë set fotografik.

Pamjet kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vlerësuar mënyrën se si ajo ka vendosur ta dokumentojë këtë moment të rëndësishëm para ardhjes në jetë të vogëlushit.

Një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re është edhe ngjyra e veshjes së saj. Verona është shfaqur e veshur me ngjyrë blu, duke bërë që shumë prej ndjekësve të nisin menjëherë aludimet se foshnja që po pret mund të jetë djalë.

Megjithatë, deri më tani, Verona nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare në lidhje me gjininë e fëmijës.

Përzgjedhja e ngjyrës blu mund të jetë thjesht një zgjedhje estetike për fotografitë dhe jo domosdoshmërisht një konfirmim se çifti është në pritje të një djali.

Kështu, për momentin, pyetja mbetet ende e hapur dhe ndjekësit duhet të presin nga Verona ose Buci për një konfirmim zyrtar.

Ajo që dihet me siguri është se çifti po përjeton një tjetër kapitull të rëndësishëm në jetën e tyre dhe se familja e tyre shumë shpejt do të zgjerohet edhe me një anëtar të ri.

Fotografitë e realizuara nga Verona do të mbeten një kujtim i bukur i kësaj periudhe, ndërsa vëmendja tashmë është te momenti i shumëpritur kur ajo do ta sjellë në jetë fëmijën e dytë./ORAinfo/

Komento: