Pa distancë e pa maska, Fatmir Limaj vazhdon tubimet në kundërshtim me masat anti-covid

20:08 | 21 Janar 2021

Nisma Socialdemokratike e Fatmir Limajt, nuk po e ‘qanë’ fare kokën për respektimin e masave anti-covid.

Mungesa e distancës dhe mosbarjta e e maskave nga drejtuesit e kësaj partie dhe mbështetëse të saj, bie në kundërshtim me masat anti-covid të miratuara nga Qeveria në largim, pjesë e së cilës është edhe Nisma, përcjell ORAinfo.

Fatmir Limaj sot ka postuar disa foto nga aktiviteti i Nismës në Prizren. Në këto foto shihet se asnjë zyrtarë i kësaj partie nuk mban as maskë e as distancë.

Kjo parti pothuajse të gjitha tubimet i ka realizuar në kundërshtim me masat kundër përhapjes së COVID-19, virus i cili për çdo ditë po merr jetën e shumë qytetarëve të Kosovës.

Më poshtë i gjeni fotot e postuara në faqen zyrtare të Fatmir Limaj, nga takimi në lagjen Arbanë në Prizren, ku distanca lë shumë për tu dëshiruar. /ORAinfo/

Komento: