Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë

21:15 | 15 Qershor 2024
pa-kaluar-as-nje-minute-loje,-bajrami-shenon-per-t’i-dhene-epersine-shqiperise

Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian 2024, e vlefshme për grupin B.

Në aksionin e parë të ndërtuar Shqipëria arriti që të shënojë me anë të Nedim Bajramit i cili realizoi për 1-0 pas gabimit të Federico Dimarcos.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim, por Shqipëria duhet ta shfrytëzojë momentumin e krijuar dhe atmosferën në stadium për të dyfishuar epërsinë.

Komento: