Pa listën serbe, Ahmeti kërkon rrezimin e Qeverisë Haradinaj

11:17 | 22 May 2019

Me shumë ngulm po kërkohet rrëzimi i Qeverisë Haradinaj.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, i ftuar në një nga emisionet televizive kosovare ka folur për opozitarizmin e partisë së tij. Ai është shprehur i gatshëm të ulet me dy partitë tjera opozitare LDK-në dhe VV-në që të diskutojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Ahmeti është shprehur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PSD ka vija të kuqe vetëm me PDK-në.

Ahmeti ka përmendur disa arsye se pse kjo qeveri duhet të bie.

“Ne nuk pajtohemi me këtë qeveri për shumë skandale që e kanë përcjellur gjatë tërë mandatit, falja e 53 milionë eurove për Bechtel Enkën, një qeveri që ende nuk e ka rritur pagën minimale, problemi me Telekomin, qeveri e cila ka mbi 80 zëvendës ministra. Koalicioni PAN nuk i ka bërë mirë këtij vendi”.

Ahmeti është shprehur se PSD është e gatshme të rrëzojë qeverinë, por nuk do të pranojmë që kjo qeveri të rrëzohet me Listën Srpska.

“Unë besoj se mund ti mbledhim forcat për ta rrëzuar qeverinë së bashku me opozitën shqiptare, por jo me votat e Listës Srpska”

Kryetari i Prishtinës ka deklaruar se i ka thënë edhe vetë Kryeministrit Haradinaj se koalicioni PAN është i dëmshëm për Kosovën.

“Haradinajt i kam thënë në fytyrë që koalicioni PAN është i gabueshëm. Mosfunksionimi i koalicionit përbrenda, përveç plot e plot skandaleve të tjera nuk ka sjellur përmirësim të jetës së qytetarëve.”

Ahmeti ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PSD ka vija të kuqe vetëm me PDK-në.

Komento: