Pa maska e pa distancë Armend Zemaj mban tubim në Deçan, i reagon ashpër Anëtari i Bordit Këshillëdhënës

10:51 | 25 Janar 2021

“Pas kësaj foto, asnjë masë parandaluese më nuk ka kuptim”

Besim Kodra, anëtar i Bordit Këshillëdhënës i emëruar nga ministri Armend Zemaj për menaxhimin e pandemisë në Kosovë, e ka kritikuar ministrin për shkeljen e masave.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka publikuar një fotografi ku shihet me disa të rinj në Deçan duke bërë fushatë në një kafiteri, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë foto shihen së paku 37 persona, ndërsa me vendimin e Qeverisë lejohet mbajtja e tubimeve në hapësira të mbyllura me më pak se 30 persona.

Besim Kodra, kryetar i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve dhe anëtar i Bordit Këshillëdhënës i emëruar nga Zemaj për menaxhimin e pandemisë në Kosovë, ka thënë se pas kësaj foto më nuk ka kuptim asnjë masë parandaluese.

“Pas kësaj foto, asnjë masë parandaluese më nuk ka kuptim! Armendi e di më mirë se çdo politikan tjetër çka dmth një tubim i tillë në këto kushte! ‘Së bashku do ja dalim’, paska mendu për imunizim siç duket”, ka deklaruar Kodra.

Komento: