Pa maska e pa distancë, PDK gjobitet për shkelje të rregullave anti-covid

11:58 | 25 Janar 2021

PDK gjobitet me 2 mijë euro.

Partitë politike kanë filluar fushatën zgjedhore para kohe.

Anipse 3 shkurti është data zyrtare kur do të duhej të fillonte fushata, thuajse të gjitha partitë veçse po e zhvillojnë atë nga qyteti në qytet.

Në situatë të pandemisë COVID-19, të njëjtit po qëndrojnë afër me shumë qytetarë, madje pa vendosur as edhe maska.

E lidhur me këtë, së fundi Drejtoria për Inspeksion në Prishtinë ka gjobit Partinë Demokratike të Kosovës, me dy mijë euro.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri tha se askush nuk është mbi ligjin, derisa është paralajmëruar se gjobat për takimet që partitë zhvilluan në vikend do të bëhen të ditura sot.

“Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë”, tha ai.

Komento: