“Pa subvencion (të pajisjeve efiçiente ngrohëse) situata sot do ishte më keq”, ka shkruar në një reagim Ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolli, duke i quajtur “dezinformata” dhe “gënjeshtra…pa bazë empirike” se masat e subvencionimit nga qeveria për pajisjet ngrohëse efiçiente kanë kontribuar në kolapsin energjetik kohëve të fundit në vend.
“Vetëm 𝗳𝗮𝗺𝗶𝗹𝗷𝗲𝘁 𝗾𝐞 𝗸𝗮𝗻𝐞 𝗾𝗲𝗻𝐞 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝘂 𝗻𝗴𝗿𝗼𝗵𝘂𝗿 𝗺𝗲 𝗲𝗻𝗲𝗿𝗴𝗷𝗶 𝗲𝗹𝗲𝗸𝘁𝗿𝗶𝗸𝗲 dhe nuk kanë qasje në ngrohje qendrore/kolektive, kanë pasur të drejtë të përfitojnë subvencion për pompë termike ose klimë efiçiente. Nëse pajisjet joefiçiente zëvendësohen me pajisje efiçiente, 𝘁𝗲𝗼𝗿𝗶𝗸𝗶𝘀𝗵𝘁, natyrisht që konsumi ulet”, ka shkruar ajo.
“𝗣𝗿𝗮, 𝗽𝗮 𝘀𝘂𝗯𝘃𝗲𝗻𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶𝗺, 𝘀𝗶𝘁𝘂𝗮𝘁𝗮 𝘀𝗼𝘁 𝗱𝗼 𝘁𝗲 𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗺𝗲 𝗸𝗲𝗾! Përveç kësaj, subvencionimi ka ngritur vetëdijen dhe ka ndikuar të kthehet mbrasht trendi i blejres së kaldave elektrike, të cilat shpenzojnë jashtëzakonisht shumë e janë ndër shkaktarët e problemeve që i kemi gjatë dimrave të ftohtë (edhe më herët, edhe më 2021, edhe tani)”, ka thënë mes tjerash Rizvanolli.