Pa pikë frikë Johnson krah Zelenskyt shëtisin nëpër rrugët e Kievit

23:04 | 09 April 2022

Johnson, ka vizatuar sot Ukrainën.

Kryeministri britanik Boris Johnson sot ka fluturuar papritur në Kiev, ku ka takuar, siç e ka quajtur ai, mikun e tij, presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në Twitter, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar një video të dy liderëve, ku shihen duke shëtitur rrugëve të Kievit dhe duke biseduar me qytetarë të cilët i takuan në rrugë.

Përreth tyre, shihen forca të mëdha ushtarake, të cilët përkujdesen për sigurinë e tyre.

“Boris Johnson dhe Volodymyr Zelensky shëtitën në qendrën e qytetit dhe folën me njerëzit e rëndomtë të Kievit. Kështu duket demokracia. Kështu duket guximi. Kështu duket miqësia e vërtetë mes njerëzve dhe kombeve”, thuhet në mbishkrimin e cicërimës.

Komento: