Almeda publikon foto pa grim.
Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman janë ndër çiftet më të pëlqyer dhe të komentuar të shoëbizit.
Çifti është në pritje të fëmijës së parë, që siç është zbuluar kohë më parë do të jetë djalë, shkruan rtv21.tv
Almeda gjatë kësaj periudhe po tregohet mjaft aktive në rrjetin social Instagram me publikimin e fotografive dhe videove të ndryshme nga përditshmëria.
Në foto që ka publikuar sot në InstaStory, Almeda tregon barkun e fryrë, teksa shfaqet pa pikë grimi në fytyrë. “E Bekuar”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Ndryshe, Almeda ka konfirmuar se djali që po e pret do të quhet, Efehan.