Pa republikë: Pse u propozua që Kosova të anëtarësohet veç me emër në Këshill të Evropës?

16:03 | 22 Mars 2024
pa-republike:-pse-u-propozua-qe-kosova-te-anetaresohet-vec-me-emer-ne-keshill-te-evropes?

Sot u publikua raporti që trason rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Që në hryje të raportit, pra në faqen e parë, Kosova përfaqësohet me fusnotë, një marrëveshje e arritur vite më parë në kuadër të dialogut në Bruksel. Për më shumë, Kosova propozohet të anëtarësohet veç me emrin Kosovë, pa termin republikë.

Me shumë gjasë, arsyeja pse nuk përmendet termi republikë është për t’u respektuar qëndrimet individuale të vendeve anëtare të KiE-së, të cilat nuk e njohin pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Në nenin 17, nënvizohet fakti se si do të anëtarësohet Kosova në KiE. Emri i propozuar i Kosovës është pa termin republikë, që shënjon shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“17. Prandaj, Asambleja rekomandon që Këshilli i Ministrave:

17.1. të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me emrin “Kosova”.

17.2. T’i ndajë Kosovës tri vende në Asamblenë Parlamentare” – shkruan në raportin e raportueseses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis.

Një nen më poshtë, përmenden “rrethanat e paprecedentë” të aplikimit të Kosovës, duke shtuar faktin se një numër “shtetesh anëtare” të KiE-së nuk e njohin Kosovës si shtet. Në raportin është theksuar se pranimi i Kosovës, nuk e thyen unitetin e shteteve anëtare të KiE-së në lidhje me shtetësinë e Kosovës.

Madje, raporti thekson se anëtarësimi i Kosovës është paparagjykim për qëndrimet e shteteve anëtare individuale në lidhje me shtetësinë e Kosovës.

“18. Ndërsa mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Asambleja është i vetëdijshëm për këto rrethana të paprecedentë të këtij aplikimi, pasi një numër shtetesh anëtare të Këshillit të Evropës nuk e bëjnë njohjen e Kosovës si shtet. Diplomacia, dialogu dhe kompromisi janë të nevojshme për të siguruar që pranimi i ardhshëm i Kosovës nuk krijon një thyerje në unitetin e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, duke minuar kështu frymën e Samitit të Rejkjavikut. Prandaj Kuvendi fton Komisionin e Ministrat të sigurojnë që:

18.1. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është paparagjykim për qëndrimet e shteteve anëtare individuale sa i përket shtetësinë së Kosovës.” – shkruhet aty.

Megjithatë, në të njëjtin nen theksohet se me rastin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, kjo organizatë do të ndërpret politikën e saj neutral ndaj statusit.

“18.2. Shtetet anëtare, pavarësisht nga qëndrimi që mund të shprehin në lidhje me aplikimin për anëtarësimin e Kosovës, respektojnë vendimin e marrë nga Komiteti i Ministrave dhe bashkëpunojnë sinqerisht dhe në mënyrë efektive në zbatimin e tij, duke siguruar funksionimin e qetë të institucioneve, organeve dhe mekanizmave të Këshillit të Evropës

18.3 Kur Kosova të pranohet si shtet anëtar për qëllimet e Statutit të Këshillit të Evropës, Organizata e ndërpret politikën e saj neutrale ndaj statusit.” – shkroi ai/Nacionale/

Komento: