“Pa shenja jete, në një përrua të fshatit”, Policia jep detaje për gjetjen e të moshuarës nga Gjilani

16:14 | 06 Korrik 2024

Dje u gjet pa shenja jete një e moshuar nga Dobërçani i Gjilanit, e cila ishte raportuar si e zhdukur.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, duke njoftuar se ajo është gjetur në një përrua të fshatit.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ishte e raportuar person i zhdukur, më 05.07.2024 është gjetur pa shenja jete në një përrua të fshatit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: