Pa shtrëngim duarsh, nis takimi mes Thaçit e Kurtit

15:16 | 13 Mars 2020

Ashtu siç u paralajmërua, ka nisur takimi mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti e Thaçi në fillim të takimit nuk ia zgjatën duart njëri tjetrit, si masë preventive kundër koronavirusit.

Mirëpo, situatë interesante dhe komike është krijuar para nisjes së takimit teksa Thaçi iu drejtua Kurtit me fjalët “kryeministër, e kemi ba pa duar”.

Takimi në ndërkohë po vazhdon prapa dyerve të mbyllura, teksa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Takimi vije pas situatës së fundit politike të krijuar pas paralajmërimeve të SHBA-ve për sanksione ndaj Kosovës si rrjedhojë e mos-heqjes së taksës.

Mediat në këtë takim janë lejuar të marrin vetëm pamje, teksa i njëjti është duke vazhduar me dyer të mbyllura.

Komento: