Pa takim me Vuçiqin, Sorensen i quan substanciale bisedat në Beograd për dialogun dhe normalizimin

20:26 | 19 Janar 2026
pa-takim-me-vuciqin,-sorensen-i-quan-substanciale-bisedat-ne-beograd-per-dialogun-dhe-normalizimin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ka shkruar pas takimit me zyrtarë serbë në Beograd, por pa takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Bisedat me këta zyrtarë i ka qujtur si substanciale për dialogun dhe normalizimin.

Ai përmendi rrugën e Serbisë për Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën për përparim në dialog.

“Në Beograd javën e kaluar, pata bisedime të dobishme dhe thelbësore mbi pritjet tona për procesin e normalizimit në vitin 2026. Nënvizova se përparimi në rrugën e Serbisë drejt BE-së ka nevojë për përparim në Dialog”, ka thënë ai.

Komento: