Pa VV-në dhe PDK-në, sot mbahet takimi I thirrur nga kryeministri Hoti

08:02 | 18 Qershor 2020

Sot Forumi i liderëve pa VV-në dhe PDK-në.

Sot në zyrën e Kryeministrit Avdullah Hoti mbahet një takim i liderëve të partive politike, por pa pjesëmarrjen e PDK-së dhe LVV-së.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thirrur për një takim sot liderët e partive politike, të cilin takim pritet ta bojkotojnë përfaqësuesit e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi mbahet me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në prag të vizitës më 27 qershor në Uashington.

Forumi i liderëve mbahet në ora 11:00 në Zyrën e Kryeministrit.

Komento: