Pa zgjidhur çështja e të pagjeturve nuk ka marrëveshje me Serbinë thotë Limaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pa zgjidhur çështja e të pagjeturve nuk ka marrëveshje me Serbinë thotë Limaj

15:03 | 31 Dhjetor 2018

Tema e të pagjeturëve është ende plagë në Kosovë.

Fatmir Limaj është zotuar se tema e të pagjeturve do të jetë një nga temat e para që do të diskutohet në Bruksel me palën serbe.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për bisedime me Serbinë është zotuar se tema e të pagjeturve do të jetë një nga temat e para që do të diskutohet në Bruksel me palën serbe.

Limaj ka thënë se Serbia duhet ta kuptojë se nuk mund t’i mbajë peng familjet e të pagjeturve dhe se autoritetet e Beogradit duhet ta pranojnë zbardhjen e fatit të pagjeturve.

“Ne do të kemi komisionin përkatës për të pagjeturit, do të jetë temë e veçantë, do të kemi drejtues që do ta drejtojnë këtë. Specifike për këtë temë do të ketë marrëveshje të veçantë, presim të ketë marrëveshje të veçantë për këtë temë e cila do të jetë e inkorporuar në marrëveshjen finale.

Besoj që sikur të gjitha temave të tjera, edhe çështjes së të pagjeturve do të u vijë fundi nëse vijmë deri te një marrëveshje e suksesshme gjithëpërfshirëse me Serbinë”, thotë ai.

Komento: