Pacientët e sëmurë nga zemra presin me orë për tu kontrolluar, mjekët nuk e respektojnë orarin e punës

13:19 | 10 June 2019

Mjekët në QKUK po vazhdojnë të mos e respektojnë orarin e punës.

Shumë pacientë në repartin e Kardiologjisë janë duke pritur për disa orë nëpër korridore për tu kontrolluar, por mjekët nuk janë paraqitur në vendin e tyre të punës me kohë, shkruan ORAinfo.

Në një video të siguruar nga ORAinfo shihen korridoret e kësaj Klinike të mbushur me pacientë duke pritur në radhë për tu kontrolluar.

E mjekët që me orar është dashur të paraqiten në punë nga ora 10:00, nuk kanë ardhur aty deri pas orës 12:50.

Qytetari që e ka dërguar videon në adresë të ORAinfo, ka treguar se shumë pacientë janë në gjendje të rëndë për shkak të sëmundjes së zëmrës, dhe pritjet vetëm sa e kanë rënduar gjendjen e tyre.

Kujtojmë që pavarësisht përpjekjeve të qeverive, gjendja në QKUK vazhdon të jetë e rëndë ku mungojnë barnat me esenciale, ndërsa edhe papërgjegjshmëria e mjekëve është e madhe, pavarësisht se pagat e tyre janë rritur dukshëm kohëve të fundit. /ORAinfo/

Komento: