Pacientët i blejnë barnat vetë, Spitali nuk ua siguron – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Pacientët i blejnë barnat vetë, Spitali nuk ua siguron

20:31 | 14 Prill 2019

Spitali rajonal i Pejës s’ka barna.

Në barnatoren qendrore të Spitalit Rajonal të Pejës, nuk mund të gjesh të gjitha barnat e listës esenciale.

Sipas pacientëve, ka raste të shumta kur barnat duhet t’i mbulojnë me shpenzimet e veta.

Mungesën e barnave, e pranon edhe stafi mjekësor.

Sipas tyre, mungesa e disa prej barnave esenciale, vjen si pasojë e bartjes së kompetencave nga Ministria e Shëndetësisë në SHSKUK.

SHSKUK- ja, përmes telefonit, i ka thënë KTV- së se është çështje muajsh bartja e kompetencave dhe lidhja e kontratave të reja për furnizimin me barna të listës esenciale.

Sipas tyre, janë edhe disa propozime të reja për t’u futur në listën esenciale, të cilat do të jenë në të mirë të pacientëve që do të trajtohen në të gjitha spitalet e vendit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!