Pacienti i plagosur nga të shtënat në Gjakovë është në gjendje stabile

12:00 | 16 Mars 2026
pacienti-i-plagosur-nga-te-shtenat-ne-gjakove-eshte-ne-gjendje-stabile

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, ku dy persona janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur.

Pacienti i plagosur u paraqit rreth orës 05:20 në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, ku u pranuar në emergjencë dhe iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve të nevojshme.

Dr. Ilir Hasanaj, shef i Emergjencës, tha se gjendja e pacientit është stabile.

“Rreth orës 05:20 në mëngjes sot ka ardhur një pacient i plagosur me armë zjarri. Është pranuar në emergjencë dhe janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Pacienti është hospitalizuar në ortopedi për trajtim të mëtejshëm dhe gjendja e tij aktualisht është stabile”, tha Hasanaj për Syri Vision.

Sipas raportimeve, viktima dhe autori i dyshuari kanë qenë shokë mes veti, ndërsa konflikti dyshohet të ketë nisur brenda një lokali.

Vrasja në Gjakovë, identifikohet i dyshuari i cili ndodhet në arrati

Policia ka identifikuar të dyshuarin, i cili aktualisht ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga forcat e rendit.

Komento: