Pacolli: BE-ja së paku ta respektojë Kosovën si shtet, dialogu s’mund të vazhdojë përgjithmonë

19:41 | 21 November 2022

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Bruksel.

Pacolli tha se Bashkimi Evropian duhet që minimalisht ta respektojë Kosovën si shtet dhe të jetë neutrale në negociata.

Pacolli gjithashtu shtoi se rezultati i sotëm në Bruksel, është si pasojë e kësaj.

Sipas tij, dialogu nuk duhet të vazhdojë përgjithmonë.

Postimi i plotë:

BE-ja duhet së paku minimalisht ta respektojë Kosovën si shtet dhe të jetë më neutrale në negociata.

Rezultati i sotëm në Bruksel është si pasojë e kësaj. Dialogu nuk mund të vazhdojnë përgjithmonë.

Duhet vendosur afati i fundit! Dhe të mos harrojmë as premtimin për liberalizimin e vizave…

Komento: