Pacolli: Çështja e dinarit lidhet me shmangien nga obligimi që Kurti ka marrë për ta dërguar Asociacionin në Kushtetuese

10:03 | 01 Mars 2024
pacolli:-ceshtja-e-dinarit-lidhet-me-shmangien-nga-obligimi-qe-kurti-ka-marre-per-ta-derguar-asociacionin-ne-kushtetuese


Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli deklaron se lidhja e vetme me dinarin është krijimi i një krize dhe shmangia nga obligimi që Kryeministri Kurti ka marrë në tetor për të dërguar draft-statutin në Kushtetuese.

“Lidhja e vetme është krijimi i një krize dhe shmangia nga obligimi që Kryeministri Kurti ka marrë në tetor për të dërguar draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është lidhja e vetme që mund të bëhet me këtë çështje”, ka thënë Pacolli, për Front Online.

Dhe këtë Pacolli e sheh si strategji të gabuar të kryeministrit Kurti.

“E shoh si strategji të gabuar sepse Kryeministri Kurti është bërë i parashikueshëm për partnerët tanë në veprimet e tij politike për të shmangur obligimet ndërkombëtare që i ka marrë dhe me bekimin e tij i është vendosur Kosovës për vitet e ardhshme”, ka pohuar ndër të tjera Pacolli.

Komento: