Pacolli e quan të pastër dhe të drejtë, luftën e popullit të Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pacolli e quan të pastër dhe të drejtë, luftën e popullit të Kosovës

11:32 | 14 Janar 2019

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka follur për luftën e Kosovës.

Ai ka thënë se lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë dhe e pastër.

Ai ka shtuar se beson fuqishëm se secili ish luftëtar i UÇK-së ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare.

“Lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë, e pastër dhe si e tillë do të dëshmohet edhe tani. Besoj fuqishëm në drejtësi, ashtu siç besoj fuqishëm tek secili ish luftëtar i UÇK-së që ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare. Secili ish luftëtar i UÇK-së është hero i Kosovës”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Pacollit në Facebook.

Komento: