Pacolli ka thënë se vetëm kur të pranohet e vërteta, paqja mund të jetë e qëndrueshme.
Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, ka thënë se askush më shumë se sa SHBA si mik i përjetshëm i Kosovës, nuk solidarizohet me vuajtjet e personave që përjetuan tmerret e luftës në Kosovë.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se e vërteta e asaj kohe, qëndron mbi çfarëdo shtrembërimi të kohës.
Këtë shkrim ai e ka bërë duke iu referuar reagimit të ambasadës amerikane ndaj deklaratave të zyrtarëve serb.
“Askush mē shumë se sa miqtë tanë të përjetshëm, SHBA-të, nuk bashkēndjenë dhe solidarizohet me vuajtjet e të gjithë atyre që përjetuan tmerret e luftës në Kosovë. E vërteta e asaj kohe, qëndron mbi çfardo shtrembërime të kohës. Vetëm kur të pranohet e vërteta, ne mund të besojmë thellë se paqja e qëndrushme, i ka zënë vendin tendencave traumatike”, ka shkruar Pacolli.