Behgjet Pacolli e ka quajtur fashist ministrin serb, Ivica Daҫiqin.
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka vendosur të shpallë person të padëshirueshëm Ivica Dacicin, i cili mohoi të bëmat në Reçak, ku ishin privuar nga jeta 30 gra, fëmijë e pleq në janarin e vitit 1999.
Pacolli ka thënë se për sa kohë fashistët si Dacici nuk dënohen nuk do të ketë pajtim Kosovë-Serbi
Pacolli ka shkruar në Facebook se është i papranueshëm mohimi nga Dacici, të cilin e ka quajtur zëdhënës të Millosheviçit.
“I pështirë dhe absolutisht i papranueshëm mohimi të bëmave në Recak nga ministri aktual i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili shërbeu si zëdhënës i partisë së Millosheviçit në vitet ’90. Zëdhënësi i Millosheviçit vazhdimisht ofendon viktimat, familjaret e tyre dhe mohon privimet nga jeta masive dhe gjenocidin në Kosovë nga regjimi që ai i shërbente i përkushtuar”, ka shkruar Pacolli.
Apacolli tutje thotë se Serbia ka kryer veprat më të këqija kundër civilëve shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë në Europë që nga nazistët e Luftës së Dttë Botërore kundër hebrenjve.
Ai shton se arsyeja pse Dacic mohon krimet e luftës është sepse drejtësia ndërkombëtare ka dështuar sjelljen para drejtësisë të atyre që kryen vepra kundër njerëzimit në Kosovë.
“Drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë nuk do të arrihet kurrë nëse drejtësia vazhdon ta fsheh gjithë ato krime nën qilim. Nëse nuk ka dënim për krimet e Beogradit të kryera në Kosovë nuk do të ketë kurrë pajtim dhe këta fashistë në Beograd do të vazhdojnë të mohojnë krimet që kanë kryer”, ka shkruar Pacolli.
Ndërkaq lidhur me deklaratat e Dacicit dhe zyrtarëve tjerë serbë të cilët mohojnë krimet e luftës, Pacolli ka marrë vendimin që të shpallen persona të padëshiruar.
“Si Ministër i Punëve të Jashtme kam vendosur që të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata që i mohojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë të shpallen persona non-grata në Kosovë dhe i bëjnë thirrje Prokurorisë të marrë masa ligjore kundër tyre”, shkruan Pacolli.
Në një intervistë me “Vesti Rusia”, Dacici ka thënë se Ngjarjet në Reçak ishin shkaku i drejtpërdrejtë i bombardimeve të NATO’s kundër forcave serbe në Kosovë.
“Serbët ishin të lumtur kur Donald Trump fitoi zgjedhjet. Serbët e urrejnë familjen e Clintonit. Kur filluan bombardimet, Clinton, Madeleine Albright dhe Tony Blair arsyetuan në mënyrë të gabuar fillimin e krimeve dhe agresionit të forcave serbe, të cilat nuk janë të vërtetuar në gjykatën ndërkombëtare në Hagë. Ngjarjet në Reçak ishin shkaku i drejtpërdrejt i bombardimeve. Ata hipokritisht e quajtën këtë veprim ‘Engjëlli i Mëshirës’.”, u shpreh Daçiq.