Behgjet Pacolli për FrontOnline, po ashtu ka zbulkuar një tjetër detaj nga jeta e tij profesionale, duke shpjeguar arsyet e tij për investimin në një aeroplan privat. Ai tha se një nga motivet kryesore për këtë vendim ishte nevoja për të kursyer kohën në një periudhë kur puna e tij ishte e ngarkuar dhe ai nuk kishte mbështetje nga familja për të deleguar përgjegjësitë.
Pacolli tha se kur vëllimi i punëve është rritur dhe ai ka qenë i vetmuar në përballjen me ato, ka kërkuar një mënyrë për të përshpejtuar procesin dhe për të menaxhuar kohën më efikas.
“Kur është rritur vëllimi i punëve dhe unë kam qenë i vetmuar dhe nuk kam pasur askënd nga familja që mund të merrte një pjesë të përgjegjësive, atëherë mu ka dashur që ta kursej kohë’’, tha Pacolli.
Ky vendim, sipas tij, ka qenë një hap i domosdoshëm për të menaxhuar angazhimet e tij të shumta dhe për të ruajtur një ritëm produktiv.
‘’E vetmja mundësi për të kursyer kohën ka qenë aeroplani privat, që për një kohë sa më të shkurtër të shkosh, të arrish të krysh punë dhe të kthehesh e të fillosh punën tjetër”, tha ai për FrontOnline.