Pacolli: Kam pasur pesë këshilltarë, një u pagua personalisht nga unë, dy u paguan nga Qeveria dhe tre nga jashtë

09:08 | 02 December 2024
pacolli:-kam-pasur-pese-keshilltare,-nje-u-pagua-personalisht-nga-une,-dy-u-paguan-nga-qeveria-dhe-tre-nga-jashte


Ish-zëvendëskryeministri i parë dhe ish-shefi i diplomacisë së Kosovës, aktualisht kreu i AKR-së dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli, për FrontOnline, e konsideron të papërgjegjshme shpenzimin e buxhetit të vendit nga ana e Qeverisë, siç thotë ai, për akomodimin e familjarëve dhe miqve të tyre.

‘’Është e papërgjegjshme si harxhojnë paratë e qytetarëve për akomodim të familjarëve e miqve të tyre që asgjë nuk kane bërë, pos pagave të majme, 2/3 makina me targa civile…’’ tha Pacolli.

Deputeti Pacolli, thotë se kohën kur ishte ai zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, kishte vetëm pesë këshilltar, dy pro bono që paguheshin nga organizatat e jashtme, dy që janë paguar nga Qeveria dhe një këshilltar që ka paguar ai vetë nga paratë e tij personale.

‘’Unë i kam pasur 5 ( dy pro bono ( të paguar nga organizatat e jashtme) dy të paguar nga qeveria dhe një qe kam paguar vetë, me para të mia’’ deklaroj Behgjet Pacolli për FrontOnline.

Komento: