Pacolli: Këmbënguljet e Kurtit çuan në tensione me partnerët tonë

18:33 | 22 Mars 2024
pacolli:-kembenguljet-e-kurtit-cuan-ne-tensione-me-partneret-tone


Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka hedhur kritika të shumta ndaj kryeministrit Albin Kurti kur bëhet fjalë për partnerët e Kosovës.  Ai, për Front Online ka deklaruar se këmbënguljet e shumta të Kurtit kanë çuar deri në tensione me miqtë e vendit.

“Sa i përket ideologjisë patriotike, zoti Kurti mbetet i njohur për  këmbënguljet të shumta që kanë çuar në tensione me partnerët tradicionalë. Është vlerësuar se mungesa e marrëdhënieve të mira me miqtë e Kosovës mund të rrezikojë stabilitetin e shtetit”, ka thënë Pacolli për Front Online.

Sipas Pacollit, qeveria duhet të shmangë ndërhyrjet e panevojshme dhe të fokusohet në përmirësimin e standardit jetësor.

“Kështu, është vlerësuar se qeverisja duhet të fokusohet në përmirësimin e standardit jetësor dhe sigurisë së qytetarëve, duke mbështetur marrëdhëniet e mira me miqtë dhe duke shmangur ndërhyrjet e panevojshme në ekonominë private”, është shprehur Pacolli.

Ndryshe, sot tri vjet u votua Qeveria “Kurti 2”, më 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim/Front Online

Komento: