Pacolli: Kosova nuk duhet të dialogoj me Serbinë për dinarin, por me partnerët e saj

10:03 | 01 Mars 2024
pacolli:-kosova-nuk-duhet-te-dialogoj-me-serbine-per-dinarin,-por-me-partneret-e-saj


Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha të mërkurën për REL se bisedimet në Bruksel për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, “duhet të vazhdojnë me urgjencë”.

Por, ish ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, po thotë se me Serbinë nuk duhet të dialogohet për çështjen e dinarit.

Sipas tij, Kosova për këtë temë duhet të ulet me partnerët amerikanë dhe evropianë.

Përpos, kësaj Pacolli thotë se asgjë tjetër nuk i nevojitet Kosovës.

“Kosova nuk duhet të dialogojë me Serbinë për këtë, por të ulet me partnerët amerikanë dhe evropianë për të pajtuar një plan që ofron siguri për partnerët tanë se qeveria ka mirëkuptim për ndeshmërinë e gjendjes dhe që ofron mundësi për të implementuar vendimin e BQK-së në një afat optimal. Çdo gjë tjetër nuk i nevojitet Kosovës, kështu e shoh unë”, ka thënë Pacolli për Front Online.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, tha se në takimin në Bruksel më 27 shkurt nuk është diskutuar për rregulloren që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, por se janë paraqitur disa modele teknike se si Serbia mund të vazhdojë financimin e serbëve në Kosovë nëpërmjet kanaleve ligjore dhe transparente./Front Online/

Komento: