Pacolli me kritika të ‘ashpra’ ndaj Bashkimit Evropian

14:00 | 02 June 2019

Behgjet Pacolli ka drejtuar disa kritika ndaj Bashkimit Evropian.

Ai në një shkrim në Tëitter ka bërë një krahasim interesant mes politikave të Federatës Evropiane të Futbolli me atë të Përfaqësuese së Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë dhe të komisionarit për Zgjerim e Fqinjësi.

Të mërkurën që lamë pas UEFA përmes një vendimi obligoi shtetet dhe klubet që të luajnë me Kosovën pavarësisht nëse e njohin si shtet apo jo përveç Serbisë dhe Bosnjës.
Këtë ato duhet ta bëjnë ose në shtëpi ose në vend përndryshe do ta humbin ndeshje.

“Është e mirë të shohësh se UEFA ka një politikë më parimore dhe më të qartë për Kosovën se sa Shërbimi për Politikë të Jashtme të Sigurisë dhe ai për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë. Të gjitha vendet e UEFA-s u “detyruan” të pranojnë të luajnë me Kosovën”, ka shkruar ai.

Pacolli në këtë postim ka etiketuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Frederica Mogherini dhe komisarin për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn.

Komento: