Pacolli merr vendim për nisjen e procesit të rikthimin të rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve

17:55 | 10 Mars 2026
pacolli-merr-vendim-per-nisjen-e-procesit-te-rikthimin-te-rrjedhes-se-lire-natyrore-te-lumenjve

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka marrë vendimit për nisjen e procesit të rikthimin të rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve në vend.

Ajo ka bërë me dije se ky vendim hap rrugën për identifikimin dhe largimin gradual të pengesave të vjetruara në shtretërit e lumenjve, përfshirë digat e vogla dhe pragjet.  Në profilin e tij në Facebook, ajo ka shkruar se ky vendim synon të përmirësojmë cilësinë e ujit.

“Përmes këtij vendimi synojmë të përmirësojmë cilësinë e ujit, të rikthejmë migrimin natyror të faunës ujore dhe të zvogëlojmë rreziqet nga përmbytjet që shkaktohen nga bllokimi i mbeturinave dhe drunjve gjatë prurjeve të mëdha”, ka shkruar Pacolli.

Komento: