Pacolli: Ministrja Gërvalla ka fshirë çdo gjë që mund të dëshmojë se në MPJ ka pasur edhe ministra të tjerë

13:33 | 21 Mars 2024
pacolli:-ministrja-gervalla-ka-fshire-cdo-gje-qe-mund-te-deshmoje-se-ne-mpj-ka-pasur-edhe-ministra-te-tjere

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se ministrja aktuale e MPJD-së, Donika Gërvalla ka fshirë çdo gjë që mund të dëshmoj se në MPJ ka pasur edhe ministrja të tjerë para saj.

Presidenti i AKR-së shkruan në Facebook se nuk ka mbetur asnjë shenjë e biografivë, aktiviteteve në kohën kur kanë vepruar ministrat tjerë në këtë ministri.

Ky fakt, arrogant, sipas tij, aq sa nuk është human e kolegial nuk është as profesional.

“Në rastin tim, nëse zonja Gervalla ka hequr dorë nga fakti që edhe unë isha aty, ajo duhej të kishte  hequr dorë edhe nga të gjitha komoditetet e saj në ambientet e brendshme të ndërtesës së MPJ, duke filluar  nga hyrja e ndërtesës, në zyrën protokolare e deri te zyra e saj, të cilat  janë ndërtuar dhe financuar (me shumë qindra mijëra euro) nga unë privatisht”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.

Komento: