Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka vizituar Stambollin.
Pas përfundimit të vizitës në Jordani, është pritur në Stamboll nga Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlit Caushoglu.
“Raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, do të vazhdojnë edhe më tutje drejt avansimit. Turqia nëpërmjet ministrit të jashtëm fuqishëm rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.