Pacolli: Nga fondet e mia personale deri më tani i kam dhënë 43 milionë euro për Kosovën

15:38 | 21 November 2024
pacolli:-nga-fondet-e-mia-personale-deri-me-tani-i-kam-dhene-43-milione-euro-per-kosoven

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj akuzave të bëra ndaj tij, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të motivuara nga frustrimi personal i disa individëve.

Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli potencon se nga viti 2006 deri tani ka dhënë 43 milionë euro për Kosovën ndaj fondeve të tij personale, transmeton Front Online.

“Ditëve të fundit, disa njerëz arrogantë, pa skrupuj dhe të pashpirt më quajtën publikisht ‘njeri të vitrave’ dhe ‘mashtrues të të varfërve’. Është një akuzë e padrejtë, si dhe një sjellje e pahijshme, që mund të vijë vetëm nga disa njerëz arrogant, te paskupuj, njerëz “quasi” të deshtuar, njerëz vetijak dhe ata që nuk mund të durojnë as veprimet humanitare të të tjerëve. Këta njerëz janë të damshëm, janë të frustruar e skandaloz dhe për t’i fshehur të bëmet e tyre nuk kursejnë asgjë. Mirë, për hir të informimit të drejtë dhe saktësisë, unë kam dhën edhe vitra po kam edhe të dokumentuara faktet se që nga viti 2006 deri tani, me fondet e mia personale, kam dhënë mbi 43 milionë euro për të ndihmuar ngitjën e infrastrukturës, së vëndit, ndertimin e rrugëve, ndërtimin e shtëpive për ata në nevojë, ndërtimin e shkollave, fakulteteve , hapsirave administrative te interesit vital, monumenteve, ndërtesave të trashigimisë, për shoqërinë, studentët, nxënësit, të sëmurët, familjet e varfëra, etj”, shkroi ai të enjten.

Sipas tij, “Nuk besoj se keto “specie”njerëzish që më akuzojnë mund të dëshmojnë se gjatë gjithë jetës së tyre kanë kontribuar ndokund qoftë edhe me 100 euro nga burimet e tyre personale”. /FrontOnline/

Komento: