Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep shtatë ditë afat

23:30 | 10 Korrik 2026
pacolli-nxjerr-urdherese-urgjente-per-menaxhimin-e-mbeturinave,-komunave-u-jep-shtate-dite-afat

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nxjerrë një urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, duke u dhënë komunave afat prej shtatë ditësh për zbatimin e masave dhe raportimin e tyre.

Sipas Pacollit, vendimi vjen si reagim ndaj situatës së krijuar me temperaturat e larta të verës, stërmbushjen e kontejnerëve dhe rrezikut për shëndetin publik nga mbeturinat, brejtësit dhe insektet.

Ajo ka bërë të ditur se nuk do të lejohet më stërmbushja e kontejnerëve pranë çerdheve, shkollave, parqeve dhe këndeve të lojërave, ndërsa ndalohet edhe grumbullimi i pakontrolluar i mbeturinave në rrugët me frekuentim të lartë, veçanërisht nga bizneset e gastronomisë, furrat e bukës, marketet dhe subjektet që përpunojnë apo shesin ushqim.

Komento: