Behgjet Pacolli ka kujtuar ish-presidentin e vendit, Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e vdekjes.
Pacolli thotë se Rugova do të kujtohet për udhëheqjen e tij për një Kosovë të integruar në komunitetin perëndimor, njofton Klankosova.tv.
“17 vjet më parë ka ndërruar jetë presidenti i parë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes për Liri dhe Pavarësi, Dr. Ibrahim Rugova”.
“Ne do ta kujtojmë gjithmonë vizionin dhe udhëheqjen e tij për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe të integruar në komunitetin perëndimor. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, ka shkruar Pacolli në Twitter.